Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Dua Lipa surprizon në Pejë, shfaqet në një dasmë familjare

AutoktonPublikuar më 26.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka vizituar së fundmi Pejën, në një udhëtim tërësisht familjar, larg angazhimeve dhe daljeve publike.

Artistja e hitit “New Rules” ka marrë pjesë në dasmën e Andit, djalit të hallës së saj, i cili ka kurorëzuar martesën dhe i ka dhënë fund beqarisë.

Image

Dua Lipa, e cila nuk viziton shpesh Kosovën pa pasur një angazhim të lidhur me aktivitetet e saj publike, këtë herë është rikthyer në Pejë për një moment të veçantë për familjen.

Familja e artistes ka origjinë nga Peja, ndërsa një pjesë e të afërmve të saj vijojnë të jetojnë në këtë qytet.

Fotografi nga ceremonia martesore kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku Dua Lipa shfaqet elegante dhe duke shijuar atmosferën festive së bashku me familjarët dhe të ftuarit.

Prania e këngëtares së njohur ndërkombëtarisht i ka dhënë edhe më shumë vëmendje ceremonisë, ndërsa vizita e saj në Pejë ka qenë një moment i veçantë për familjen në një ditë të rëndësishme.

Image

Artikuj të ngjashëm