Elton Tozaj shokon me deklaratën: “Luana Vjollca ka paguar lekë për të rr*hur për vd*kje këtë person”— publikon pamjet

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Radar”, këtë herë duke përmendur drejtpërdrejt moderatoren Luana Vjollca.
Ai pretendon se një grua, të cilën e identifikon si pronare të një agjencie udhëtimesh, është dhunuar pas një konflikti që lidhej me një pagesë.
“Luana Vjollca sot ka paguar lekë për të rrahur për vdekje një femër, pronaren e agjencisë së udhëtimeve, e cila e ka denoncuar”, pretendon Tozaj.
Sipas versionit të paraqitur prej tij, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të pagesës së një bilete të prerë pranë agjencisë në fjalë. Tozaj pretendon se pronarja i kishte kërkuar Vjollcës të kryente pagesën dhe se, pasi kjo nuk ishte bërë, ajo kishte bërë një denoncim.
Më tej, gazetari ngre pretendimin se pas këtij denoncimi është organizuar dhunimi i gruas dhe e lidh atë drejtpërdrejt me moderatoren.
Krahas deklaratave, Tozaj ka publikuar edhe fotografi të një gruaje ku duken shenja të dukshme dëmtimesh, duke pretenduar se bëhet fjalë për personin e përfshirë në ngjarje.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim nga Policia, Prokuroria apo një burim tjetër zyrtar që të provojë dinamikën e përshkruar prej Tozajt apo përfshirjen e Luana Vjollcës. As fotografitë e publikuara, të marra më vete, nuk provojnë se kush i ka shkaktuar dëmtimet apo në çfarë rrethanash janë shkaktuar.
Deri tani nuk është bërë publik as një reagim i Luana Vjollcës lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj.



