Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Fenomeni i videove kap edhe Antonela Berishën

AutoktonPublikuar më 4.10.2026Përditësuar më 4.10.2026Lexim prej 1 minutash

Antonela Berisha ka reaguar publikisht pasi emri i saj është përfshirë në diskutimet që po qarkullojnë në rrjet rreth një videoje intime. Në pamje shfaqet një vajzë që disa përdorues e kanë identifikuar si Antonelën, pretendim që ajo e mohon kategorikisht.

Përmes disa postimeve në Instagram, Berisha ka sqaruar se personi që shfaqet në material nuk është ajo dhe ka publikuar disa detaje që, sipas saj, e provojnë këtë.

“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, shkruan Antonela.

Ajo ka vijuar duke evidentuar disa dallime fizike mes saj dhe vajzës në pamje. Sipas Antonelës, personi në video ka gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, ndërsa ka edhe një nishan në qafë që ajo thotë se nuk e ka.

Për të mbështetur deklaratën e saj, Berisha ka publikuar edhe një fotografi ku tregon një nishan pranë kërthizës. Sipas saj, ky detaj nuk gjendet te vajza e videos. Një tjetër element që ajo ka evidentuar është unaza e martesës që mban personi në pamjet që po qarkullojnë.

Antonela thekson se arsyeja e reagimit nuk është natyra intime e materialit, por fakti që videoja po i atribuohet asaj.

“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit. Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”, shprehet ajo.

Në fund, Berisha ka paralajmëruar se faqet apo personat që vazhdojnë ta identifikojnë atë si vajzën e videos mund të mbajnë përgjegjësi për pretendimet e publikuara.

Ajo e ka mbyllur reagimin duke kundërshtuar shpërndarjen pa pëlqim të materialeve intime dhe përdorimin e jetës private të personave të rritur për t’i ekspozuar apo turpëruar publikisht.

Artikuj të ngjashëm