Jashari nis një jetë të re pas ndarjes nga Hati, martohet dhe pritet të bëhet baba

Një kapitull i ri duket se ka nisur për Jasharin, ish-bashkëshortin e Hatit. Pas përfundimit të martesës me personazhin e njohur të rrjeteve sociale, ai raportohet se është martuar sërish dhe së shpejti pritet të përjetojë edhe një tjetër gëzim të madh, atë të atësisë.
Lajmi është bërë i ditur nga “Prive Klan Kosova”, e cila, duke iu referuar burimeve të saj, raporton se Jashari ka rindërtuar jetën sentimentale dhe tashmë po përgatitet të bëhet baba.
Gjatë kohës kur ishte në një lidhje me Hatin, çifti tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku marrëdhënia e tyre u komentua gjerësisht nga ndjekësit.
Ndërkohë, për partneren e re të Jasharit nuk janë zbuluar shumë detaje. Identiteti i saj është mbajtur larg vëmendjes publike, pasi ajo nuk është një personazh i njohur për publikun.
Deri më tani, lajmi është raportuar nga burime të “Prive Klan Kosova”



