Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

“Kjo vajzë, ka abortuar një fëmijë me Adi Hilën”/ Flor Gjini bën deklaratën e fortë për videot

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gazetari Flor Gjini ka bërë një deklaratë të fortë në Euronews Albania, teksa diskutonte për videot intime të kompozitorit Adrian Hila që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës, Gjini ngriti fillimisht shqetësimin se debati publik është përqendruar kryesisht te personazhet e përfshirë, duke lënë në hije çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin seksual.

“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh fillimisht ai.

Sipas gazetarit, situata mund të ishte shfrytëzuar edhe për të zhvilluar diskutime informuese dhe edukuese, përtej komenteve dhe gjykimeve që kanë dominuar rrjetet sociale.

Por deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi në vijim, kur Gjini pretendoi se kishte informacion për një shtatzëni të ndërprerë, që sipas tij lidhej me kompozitorin.

“Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. [Vajza në fjalë] ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme [me Adi Hilën]”, deklaroi Gjini.

Megjithatë, gazetari nuk bëri publik identitetin e personit të cilit i referohej, duke zbuluar vetëm se ajo ka patur një lidhje të konsoliduar me Hilën.

Artikuj të ngjashëm