Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

"Mjaft dëmtuat bizneset", Bes Kallaku i mërzitur me protestuesit: Të mos e shkatërrojmë Shqipërinë

AutoktonPublikuar më 15.10.2026Përditësuar më 15.10.2026Lexim prej 1 minutash

Aktori i humorit Bes Kallaku ka reaguar për protestën e studentëve në Tiranë, duke dënuar dëmtimin e pronës private dhe të bizneseve gjatë përplasjeve. Ai shprehet se mbështet protestat dhe përballjen me pushtetin, por kundërshton çdo akt shkatërrimi që prek punën dhe sakrificën e qytetarëve.

Në reagimin e tij, Kallaku thekson se studentët nuk duhet të identifikohen me personat që dëmtojnë, thyejnë apo vjedhin prona, duke i cilësuar ata si shpresën dhe të ardhmen e vendit.

Ai u bën thirrje protestuesve që të mos lejojnë që veprimet e personave që nuk kanë lidhje me kauzën të zbehin mesazhin e protestës.

Reklamë

“Stop dëmtimit të bizneseve!”, shkruan Kallaku, duke nënvizuar se pas çdo prone të dëmtuar mund të qëndrojë sakrifica e një familjeje.

Sipas tij, padrejtësive nuk duhet t'u përgjigjemi duke krijuar padrejtësi të tjera. Aktori e mbyll reagimin me thirrjen që protesta për një Shqipëri më të mirë të mos shndërrohet në shkatërrim të vendit që qytetarët kërkojnë të ndryshojnë.

Postimi i plotë

Jam ne krah te cdo proteste apo perballjeje me cdo pushtet. Por sjam kurrsesi dakort me shkaterrimin e prones apo biznesit privat te dikujt qe e ka ngritur me gjak e me mund.

Studentet tane nuk jane ata qe demtojne pronat private, qe thyejne e vjedhin. Studentet tane duhet te jene shpresa dhe e ardhmja e ketij vendi!

Mos lejoni qe zeri i protestuesve te vertete, te mbytet nga veprimet e atyre qe nuk kane asnje lidhje me kauzen e protestes!

Stop demtuat bizneset !

Sepse pas cdo prone te demtuar mund te jete sakrifica e nje familjeje. Pas cdo padrejtesie nuk mund te krijojme nje padrejtesi tjeter.

Protestojme per nje Shqiperi me te mire, por mos shkaterrojme Shqiperine qe kerkojme te ndryshojme!

Artikuj të ngjashëm

Reklamë