Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Ndërroi jetë në klinikën private, çfarë u gjet në kasafortën e këngëtarit Giorgos Mazonakis

AutoktonPublikuar më 7.10.2026Përditësuar më 7.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një prej pikëpyetjeve që kishte lindur pas ndarjes nga jeta të këngëtarit grek Giorgos Mazonakis duket se ka marrë përgjigje. Kasaforta e sekuestruar nga autoritetet në banesën e tij në Voula është hapur dhe kontrolluar.

Sipas raportimeve, pas verifikimit rezultoi se kasaforta ishte plotësisht bosh. Brenda saj nuk u gjet asnjë send, dokument apo material tjetër.

Kasaforta ishte marrë nga banesa pas vdekjes së këngëtarit dhe përmbajtja e saj kishte nxitur spekulime, ndërsa autoritetet vendosën ta kontrollonin në kuadër të procedurave të ndjekura për rastin.

Edhe avokati i Mazonakis ka folur për rezultatin e kontrollit, duke treguar se që në fillim e kishte konsideruar procedurën të panevojshme, por nuk kishte kundërshtuar hapjen e saj pikërisht për t’u dhënë fund pikëpyetjeve.

“E kisha thënë se ishte një akt procedural i panevojshëm, por pavarësisht kësaj, nuk ishim kundër procedurës që po kryhej për t’i dhënë fund gjithë kësaj parafilologjie që ishte zhvilluar në lidhje me atë që përmbante. U konfirmua se ishte absolutisht bosh”, deklaroi avokati.

Në këtë mënyrë, të paktën misteri rreth kasafortës është sqaruar: pavarësisht diskutimeve që kishin lindur rreth saj, kontrolli i autoriteteve nuk zbuloi asgjë brenda.

Artikuj të ngjashëm