“Nëse ka vd*kur do…”/U tha që një 16 vjecar ka h*mbur jetën, Roza Lati del me DEKLARATEN E PAPRITUR!

Moderatorja Roza Lati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rastin e një të mituri që raportohet se ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes së policisë në protestë, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore dhe informacionet e dhëna publikisht.
Përmes disa postimeve në Instagram, Lati ka shpërndarë dëshminë e një personi që pretendon se ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas mesazhit, djali, rreth 15-16 vjeç, po ecte me kufje në vesh kur është thirrur nga efektivët e policisë për kontroll.

Personi që pretendon se ka qenë dëshmitar thotë se i mituri është trembur dhe është larguar me vrap, ndërsa më pas është kapur nga policët. Sipas kësaj dëshmie, gjatë ndërhyrjes atij i është thyer këmba dhe është transportuar me automjet policie, pa mbërritur ambulanca në vendngjarje.
Pas publikimit të raportimeve se drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kishte pezulluar disa efektivë dhe se AMP-ja dhe Prokuroria kishin nisur hetimet, Roza reagoi sërish, duke vënë në pikëpyetje masën e pezullimit.
“Pezullon???? Dmth nuk i ka pushuar nga puna???? Thjesht… PEZULLUAR???”, shkroi moderatorja.

Në një tjetër postim, ajo publikoi pjesë të një bisede private me një person të identifikuar në Instagram si Olta Ahmetaj, ku shprehte shqetësimin se gjendja e të miturit mund të ishte më e rëndë sesa ishte raportuar.
“Unë do besoj veç prindërit e fëmijës. Kur t’u dalë ndonjë video vërdallë. Asnjë tjetër”, shkruante Lati, duke shprehur mosbesim ndaj deklaratave publike për rastin.
Në fund të bisedës, moderatorja ngriti edhe një dyshim më të rëndë: “Nëse ka vdekur, do plasë kuja në vend. We will know”.




