Pjesë e videove intime? Reagon Rozana Radi

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar publikisht pas qarkullimit masiv në rrjet të videove intime dhe aludimeve që kanë përfshirë emrat e disa personazheve të njohur të showbiz-it. Publikimi dhe shpërndarja e materialeve ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për identifikimin e burimeve dhe adresave që i kanë shpërndarë.
Radi reagoi duke mohuar se shfaqet në videot e publikuara dhe duke kërkuar që emri i saj të mos përfshihet në këtë histori.
“Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.”
Radi paralajmëroi gjithashtu ndjekje ligjore:
“Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.”
Këngëtarja u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të mos shpërndajnë materialet: “Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.”
Radi e mbyll reagimin duke deklaruar se, nëse situata vazhdon, do të ndjekë “të gjitha procedurat ligjore” dhe se “nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”.



