Tozaj zbulon ekskluzivisht emrin e parë të banorit të Big Brother VIP Albania

Teksa përgatitjet për edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania” po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me personazhet që pritet të bëhen pjesë e formatit.
Në “Radar”, Tozaj ka përmendur emrin e Lim Hotit, ish-konkurrentit të “Big Brother VIP Kosova”, duke pretenduar se ai do të jetë një prej banorëve të sezonit të ri në Shqipëri.
“Unë e kam thënë më përpara se një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova do të jetë këtë sezon në Big Brother VIP Albania. Dhe ky është rasti: Lim Hoti do të jetë banor në Big Brother VIP Albania”, deklaroi Tozaj.
Me këtë pohim, gazetari iu rikthye një informacioni që kishte ndarë më herët, kur kishte paralajmëruar se produksioni shqiptar do të përfshinte në kast edhe një ish-konkurrent të edicionit kosovar, pa zbuluar atëherë identitetin e tij.



