Videot intime të artistëve, Efi Dhedhes ‘thumbon’ Selinën?

Deklarata e Selin Bollatit në “Goca dhe Gra” për videot intime të artistëve ka sjellë reagime në rrjet, ndërsa një postim i Efi Dhedhes është interpretuar si një përgjigje indirekte ndaj saj.
Duke diskutuar rastin në emision, Selin kishte deklaruar se përgjegjësia morale nuk duhet kërkuar vetëm te burri, por edhe te gratë që, duke qenë në dijeni të martesës së tij, kanë zgjedhur të përfshihen në marrëdhënie me të.
Pas kësaj deklarate, Efi publikoi në Instagram Story një mesazh të gjatë, pa përmendur emrin e Selinës dhe pa sqaruar nëse reagimi i drejtohej konkretisht asaj.
“Goca dhe gra, por edhe burra e djem… Mos harroni diçka: Shpesh, fjalët që na lëndojnë më shumë tek të tjerët janë pikërisht ato që kemi frikë se dikush mund t’i shohë tek ne”, shkroi ajo.
Më tej, Efi u ndal te mënyra se si gratë gjykojnë njëra-tjetrën, duke shkruar: “Kur një grua ulet për të poshtëruar një grua tjetër, ajo nuk bëhet më e vlefshme. Kur një njeri shkatërron tjetrin për t’u ndier më lart, ai nuk ngrihet.”
Ajo vijoi duke thënë se vlera e një personi nuk rritet duke ulur dikë tjetër, ndërsa e mbylli reagimin me fjalët: “Mirë që ekzistoni ju. Sepse në errësirën tuaj, ne mësojmë të shohim dritën tonë.”
Koha e publikimit dhe referenca “Goca dhe gra” kanë bërë që postimi të lidhet me deklaratën e Selin Bollatit.



