Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Zbardhet deklarata: Ja çfarë deklaroi në Polici Adrian Hila

AutoktonPublikuar më 2.10.2026Përditësuar më 2.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës, ku po jep dëshminë e tij lidhur me videot intime që u shpërndanë së fundmi në rrjetet sociale dhe shkaktuan një debat të gjerë publik.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Eraldo Harlicaj gjatë emisionit “Top Story”. Sipas tij, për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup hetimor, ndërsa verifikimet po zhvillohen edhe nga strukturat që merren me krimin kibernetik.

“Hila është paraqitur. Ndodhet brenda Policisë së Tiranës dhe po deponon për ngjarjen”, deklaroi Harlicaj.

Një prej elementeve që po verifikohet lidhet me mënyrën se si janë realizuar materialet dhe, konkretisht, me pretendimet për ekzistencën e një kamere të fshehtë.

“Është ngritur një grup hetimor në lidhje me krimin kibernetik, për faktin e një kamere të fshehtë, ekzistencën e saj”, shtoi gazetari.

Ndërkohë, Hila mësohet se po i qëndron versionit që dha edhe gjatë kontaktit të parë telefonik me Policinë. Sipas Harlicajt, kompozitori pretendon se materialet i janë marrë përmes hakerimit.

“Deri më tani bëjnë me dije që Hila i qëndron faktit që videot janë hakeruar”, tha ai.

Një ditë më parë, Policia kishte kërkuar paraqitjen e kompozitorit dhe efektivët kishin shkuar edhe në banesën e tij, por nuk e kishin gjetur aty. Hila ishte kontaktuar më pas në telefon dhe kishte deklaruar se ndodhej jashtë Tiranës dhe se do të paraqitej sapo të kthehej.

Tashmë, me paraqitjen e tij në Polici, hetimet pritet të përqendrohen te origjina e materialeve, mënyra se si janë regjistruar dhe rruga përmes së cilës kanë përfunduar në internet.

Në këtë fazë nuk ka ende një përfundim zyrtar që përcakton se kush i ka regjistruar apo publikuar videot. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse Hila është paraqitur i shoqëruar nga një avokat.

Artikuj të ngjashëm