Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

8 vetura ia rrethojnë pronën, mbi 10 persona kërcënojnë pronarin e një hoteli në Vlorë

AutoktonPublikuar më 3.9.2026Përditësuar më 22.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një incident raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në një prej hoteleve në zonën e Radhimës, në Vlorë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

“Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë”, njofton policia.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen”, njofton policia.

Në pamjet që A2 CNN ka publikuar pamjet nga momentet e para pak përpara ngjarjes në së ndodhur, shihen 8 automjete që rrethojnë hotelin në Radhimë.

Artikuj të ngjashëm