Aktivisti Arben Kola: Do të shkojmë drejt mosbindjes civile nëse qeveria nuk reflekton

Aktivisti Arben Kola paralajmëroi se do të shkojnë drejt mosbindjes civile nëse kryeministri Edi Rama nuk reflekton dhe nuk jep dorëheqjen.
Në një prononcim për News24, ai deklaroi se qeveria po i provokon qytetarët për shkak të mosreflektimit, ndërsa paralajmëroi se në shtator, protestuesit do të rikthehen masivisht në shesh kundër Ramës.
“Çdo ditë e më shumë shohim një rizgjim të shqiptarëve, në veçanti të pjesës së rinisë. Në ditët në vazhdim, me shtatorin kur shumë rikthehen në Tiranë dhe me skandalet qe qeveria na nxjerr në shesh, shqiptarët do të rikthehen fuqimisht. Besoj se do të shkojmë drejt mosbindjes civile për arsye të mosreflektimit të qeverisë. Qeveria po provon me mosreflektimin”, tha ai.



