Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Berisha: Berat Buzhala, Baton Haxhiu e Albatros Rexhaj kanë shkeIur Iigjin, secili prej tyre i ka nga 5 vjet burg

AutoktonPublikuar më 24.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

, kryetar i PD, ka folur rreth zhvillimeve në lidhje me Vlora Hysenin, ish-kreun e ShISh, që tash gjendet në arrest shtëpie.

Berisha ka pasur një interpretim më ndryshe.

Duke folur rreth Hysenit, Berisha ka akuzuar se tre gazetarët , dhe kanë shkelur ligjin.

”Po këtu është Edi Rama mbrapa saj dhe gjithçka është e rakorduar. Tani jemi te gazetarët. Do të them këtu, tre gazetarë edhe një tjetër shqiptar, katër. Tre gazetarët: Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës kanë takuar Vlora Hysenin, kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm. I ftoj shoqatat e gazetarëve t’u bëjnë gati dosjen, se secili prej tyre i ka të sakta 5 vite burg.

E patë ju se si dolën këta nga ekrani në ekran. Njëri thoshte e kam mikeshë… Absolutisht, po çfarë t’u thuash? Kjo është komplekse. Po njëri thoshte e kam mikeshë, thoshte Berati, paçka se një ditë parë ishte takuar me të. Batoni, që është edhe një nga rekomanduesit kryesorë ose dorëzani i saj, shkruante shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit, e dëgjoni se çfarë marrëzirash?

Në mënyrë që ta kanalizojë te historia rozë.

Edhe Albatrosi po në këto ujëra, po ftoj shoqatat e gazetarëve t’ua çojnë dosjet në gjykatë në Prishtinë dhe t’i marrin në hetim” – tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm