Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Goditet gazetari në Gjirokastër (ngjarja nën sytë e drejtorit të Policisë)

AutoktonPublikuar më 16.10.2026Përditësuar më 16.10.2026Lexim prej 1 minutash

Gazetari Armando Rabi, raporton se është dhunuar në protestën e organizuar në Gjirokastër.

“Kjo është policia e Ergys Agasit ne Gjirokaster.

Para pak minutash, ndërsa po ndiqja protestën në Gjirokastër në cilësinë e gazetarit, jam goditur nga një person civil, në prezencën e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.

Reklamë

Pavarësisht se i kam treguar disa herë bexhin dhe i kam bërë të qartë se jam gazetar, një person pa uniformë dhe pa asnjë shenjë dalluese më ka goditur, më ka këputur bexhin nga qafa dhe e ka marrë me vete në komisariat.

I jam drejtuar drejtorit të Policisë së Gjirokastrës, duke e pyetur se kush ishte ky person, i cili nuk kishte asnjë mjet identifikimi të dukshëm. Pavarësisht pyetjeve të mia, nuk mora asnjë përgjigje”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë