Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Ish-deputeti dhuron 5-10 mijë euro “kush hedh në koshin e plehrave një ministër ose deputet të PS”

AutoktonPublikuar më 20.10.2026Përditësuar më 20.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku bën një deklaratë të fortë ndaj përfaqësuesve të politikës shqiptare, në një kohë kur vendi po përballet me protesta studentore dhe akuza për përdorim të dhunës nga policia.

Në videon e shpërndarë prej tij, Ndocaj përmend premtimin e kryeministrit Edi Rama për të ofruar shpërblime financiare për efektivët e policisë që ushtrojnë dhunë ndaj demonstruesve.

“Kryeministri i Shqipërisë ka ofruar 2500 euro policit që dhunon një demonstrues”, shprehet ai në fillim të videos.

Reklamë

Më tej, Ndocaj kalon në një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, duke ofruar para për këdo që hedh një deputet në koshin e plehrave dhe e dokumenton veprimin me video.

Më tej, Ndocaj kalon në një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, duke ofruar para për këdo që hedh një deputet në koshin e plehrave dhe e dokumenton veprimin me video.

“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro kush hedh një deputet të Partisë Socialiste në koshin e plehrave. Ma çoni një video dhe llogarinë bankare dhe për mua jeni në rregull”, deklaron ish-deputeti.

Ai e zgjeron më pas ofertën edhe për përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ndërsa për ministrat premton një shumë dyfish më të lartë.

“5 mijë euro keni për një deputet të PS apo PD. 10 mijë euro për çdo ministër në koshin e plehrave”, thotë Ndocaj.

Videoja është publikuar në një klimë të tensionuar politike, ku protestat e studentëve dhe ndërhyrjet e policisë kanë nxitur reagime të shumta nga qytetarët, personazhet publikë dhe përfaqësuesit politikë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë