Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

“Kanë ardhur grup i gatshëm” / 100 ditë protestë para Kryeministrisë, Xhemalaj: Po na bllokojnë instalacionin

AutoktonPublikuar më 8.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka denoncuar sot nuk janë lejuar të vendosin një instalacion me foto me rastin e 100 ditëve të protestës para kryeministrisë.

Sipas Xhemalajt, një grup personash të angazhuar nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe drejtues të policisë, kanë ndërhyrë për të mos lejuar vendosjen e instalacionit.“Shteti nuk lejon instilacionin e sotëm për 100 ditët. Me Fotot që janë bërë gjatë këtyre 100 ditëve. Kanë ardhur grup i gatshëm.

Ja dhe shefi dhe nuk lejojnë të vendosin instilacionin për 100 ditët me foto. Duket që shteti trembet nga fotografitë. Sot më shumë, të gjithë në shesh”, shprehet ai.

Artikuj të ngjashëm