Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Kri’mi që tronditi Tiranën, ky është 46-vjeçari që u gjet me plumb në kokë brenda makinës

AutoktonPublikuar më 21.10.2026Përditësuar më 21.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili me origjinë nga Kavaja, u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme brenda automjetit të tij tip “Volvo”, në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Paraprakisht ngjarja u dyshua për atentat për shkak se thuhej që mjeti ishte qëlluar në lëvizje, por me kalimin e orëve, Policia njoftoi se vdekja e Habilit ishte shkaktuar nga ai vetë.

Brenda automjetit u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërkohë, në tavanin e makinës u konstatua një shenjë plumbi, ndërsa 46-vjeçari kishte marrë një plagë në kokë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Ngjarja shkaktoi tronditje mbrëmjen e djeshme, ndërsa një nga momentet më prekëse ishte mbërritja e djalit të viktimës në vendngjarje. I tronditur, ai kërkonte të takonte të atin, duke thënë: “Ku është baba im?”. Fillimisht, mungesa e raportimeve për të shtëna në zonë ngriti dyshime për një vrasje, por hetimet paraprake orientuan policinë drejt pistës së vetëvrasjes.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet që të jenë bërë problemet familjare që 46-vjeçari ka pasur, ndërkohë që telefonata e tij e fundit ka qenë me bashkëshorten.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë