Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Lorik Cana del në mbështetje të revoltës studentore: Janë e ardhmja, institucionet të dëgjojnë kërkesat e tyre

AutoktonPublikuar më 19.10.2026Përditësuar më 19.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar këtë të hënë për protestat e ditëve të fundit në Tiranë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Cana shpreh mbështetjen për revoltën studentore, ku thekson se kur studentët ngrihen, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht tek ata.

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të perqendrohen plotesisht te ata deri ё gjetjen e një zgjidhjeje apo marreveshjeje të qündrueshme. Studentët perfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, ka shkruar Cana.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë