Mehdi Malkaj: Si më qëlluan me shpullë, për të mos shkuar më në protestë

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur mbi situatën shoqërore dhe politike në vend.
Malkaj u shpreh se në shoqëri nuk ka rëndësi kush je ose nëse je artist, pasi sipas tij rëndësi ka vetëm linja partiake.
Sipas Malkajt, problemi më i madh nuk është vetëm politika, por edhe trashëgimia që brezat e vjetër u lënë të rinjve. Ai u ndal edhe te një incident i regjistruar ndaj tij kur po merrte pjesë në protestë.
“Unë i kam thënë gjërat që dua unë, unë kam shumë gjëra nga mbrapa. Shiko, vjen tjetri me biçikletë të dhe qëllon me shpullë në kurriz. Mos shko më atje. Po mua.
Po këtë ai nuk e ka nga vetja. E ka nga udhëheqësit e tjerë, i vogël. Nuk do të di njeri çfarë je. Je artist apo s’je artist. Nuk do të di njeri fare. Vetëm ai mendon atë cila është partia? Çfarë i thotë partia, si i thotë partia? Të tjera, e tjera.
Të gjithë populli shqiptar është kështu. Shiko, ka një shtresë, ka një kategori njerëzish që janë gjyshërit. Gjyshërit u flasim për luftën fëmijëve, se çfarë lufte kanë bërë, se sa gjermanë kanë vrarë, sa i kapën robë.
Del gjyshi dhe i thotë mbesës, se këtë e kam konkrete në ashensor dhe i thotë që nderoje një çik gjyshin, kështu ajo me grusht. Po lëre o njeri atë vajzën të rritet vetë, të rritet në një komunitet tjetër.
Domethënë gjyshërit, baballarët janë problem i madh se këta e shikon që bëhen të gjitha mbrapsh, prapë me atë”, tha ai.
Ai ka ngritur shqetësimin mbi trajtimin ndaj artistëve në Shqipëri. Malkaj u shpreh se artistët shihen thjesht si një mjet për të argëtuar pushtetarët dhe jo si vlera të vërteta kombëtare.
Malkaj theksoi se në momentin që një artist shpreh një mendim të lirë apo kritikë ndaj pushtetit, hakmarrja ndaj tij është e menjëhershme. Sipas tij artisti nuk shihet si vlerë kombëtare dhe se reagimi i tyre ka kosto.
“Këtu në këtë vend që jetojmë neve artistë i marrin të gjithë këta, nga shteti e merr për të argëtuar ata, Nuk ka vlerë artisti, artistin e marrin ta argëtojë në momentin që nuk argëtoj, e kam për veten time.
Në momentin që artisti i shkretë se mjet argëtimi, unë futem brenda dhe them një gjë që s’më pëlqen po për mua është e drejtë dhe për atë është e shtrembur, ai pastaj ai hakmerret me mua në mënyrë më të keqe e të mundshme. Prandaj të them na quajnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm



Dalin statistikat, ja për cilat vese shpenzojnë më shumë familjet shqiptare
