Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Ngjarjet në Shqipëri, gjoba e parë prej 5 milionë lekësh i shqiptohet një të mituri që thyente dhe gjuante me gurë

AutoktonPublikuar më 8.11.2026Përditësuar më 18.11.2026Lexim prej 1 minutash

Dje për herë të parë policia aplikoi gjobën prej 5 milionë lekësh për individët që goditën me gurë dhe kryen veprime të dhunshme ndaj policisë dhe institucioneve.

Fatkeqësisht gjoba e parë prej 5 milionë lekësh u vendos ndaj një të mituri, që ishte vetëm në protestë, pa praninë e prindërve.

I mituri u vu përballë kamerave, provave e fakteve të policisë dhe u shoqërua nga policia në komisariat. Aty u kërkuan gjeneralitetet e prindërve dhe në prani edhe të punonjësve social u kërkua që ata të vinin në komisariat për të marrë fëmijën e tyre.

Reklamë

Në komisariat u paraqit vetëm e motra. Prindërit nuk erdhën. Motrësi u dorëzua vëllai, duke e vënë po ashtu përballë provave dhe fakteve se çfarë kishte kryer ai në protestë. Bashkë me djalin e vogël, u dorëzua edhe gjoba.

Plot pesë milionë lekë që do të paguhen tanimë nga familja për llogari të veprimeve të djalit të vogël në dëm të policisë dhe institucioneve. Kjo ishte gjoba e parë pesë milionë lekë, pasi këto masa anti-huliganizëm u shpallën nga qeveria 10 ditë më parë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë