Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

“Ngrihu dhe dil jashtë” – Si përzuri nga emisioni Sara Milan, ish-deputeti socialist

AutoktonPublikuar më 23.10.2026Përditësuar më 23.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt”, mes drejtuesit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila.

Përplasja nisi pasi Luan Rama (ish-deputet dhe ministër socialist) kundërshtoi komentet e deputetes socialiste për të ftuarit e tjerë në panel, duke i kërkuar të largohej nga studioja. Situata u tensionua më tej, kur ai i tha se emisionin e drejtonte vetë dhe se në studio nuk mund të sillej si të donte.

Mila nuk pranoi të largohej me urdhër të drejtuesit, duke iu përgjigjur se do të ngrihej kur të dëshironte vetë. Debati vijoi me replika të forta, ndërsa Luan Rama e paralajmëroi se do t’i mbyllte mikrofonin.

Reklamë

Pjesë nga debati mes tyre:

Luan Rama: Sara të lutem, më fal. Atëherë dëgjo, nëse ka një prag mund të çohesh nga tavolina tani dhe dil përjashtë.

Sara Mila: Patjetër! Unë çohem…

Luan Rama: Që tani. Emisionin e drejtoj unë. Dhe në emisionin tim nuk ka budallallëqe.

Sara Mila: Ua them unë, ua them unë.

Luan Rama: Tani nuk të lë fare. Jo, do ta mbyll mikrofonin dhe do çohesh dhe do dalësh jashtë.

Sara Mila: Unë çohem kur dua unë të çohem dhe jo kur më thoni ju.

Luan Rama: Çohesh kur dua unë. Në emisionin tim nuk bën dot ti konkluzione se nuk u tha asnjë budallallëk. Secili mban përgjegjësi për fjalët që thotë.

Sara Mila: Si mund ta lejoni?

Luan Rama: Nuk lejoj askënd.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë