Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Protestuesit “hakmerren” ndaj Belinda Ballukut, ja çfarë i bëjnë asaj

AutoktonPublikuar më 18.10.2026Përditësuar më 18.10.2026Lexim prej 1 minutash

Protestat në Tiranë janë shoqëruar me një tjetër incident, këtë herë pranë godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, institucion që më parë drejtohej nga Belinda Balluku.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, protestuesit i kanë vënë flakën hyrjes së ministrisë, e cila ndodhet pranë ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Një person i pranishëm në vendngjarje ka shpërndarë pamjet ku shihen flakët në derën e institucionit, duke i shoqëruar me mbishkrimin ironik “Gëzuar Krishtlindjet”.

Reklamë

Ngjarja vjen në një periudhë kur ish-ministrja Belinda Balluku është rikthyer në vëmendjen publike edhe për shkak të një investigimi të transmetuar disa ditë më parë nga emisioni “Fiks Fare”.

Sipas investigimit, disa drejtues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijonin t’i referoheshin Ballukut si “shefja”, pavarësisht largimit të saj nga posti ministror. Emisioni ngriti pretendime se ish-ministrja vazhdonte të ruante ndikim në institucion përmes personave të saj të besuar.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë