Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Protestuesit i vënë flakën posterit me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin

AutoktonPublikuar më 26.10.2026Përditësuar më 26.10.2026Lexim prej 1 minutash

Disa protestues në Tiranë kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shprehur revoltën e tyre kundër kryeministrit .

Ndërsa ishin në bulevardin “Martirët e Kombit”, ata i vunë zjarrin një fotografie të Ramës dhe ish-udhëheqësit serb , i cili humbi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën ditën e mëparshme.

Protestuesit marshuan nga Ministria e tek Kryeministria.

Reklamë

Ashtu si edhe më parë, edhe në ditën e 14-të, protesta në Tiranë nisi tek Ministria e Arsimit. Pavarësisht mobilizimit të policisë, tek Rruga e Durrësit nuk u shënua asnjë përplasje.

Në javën e dytë të revoltës, protestuesit vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij.

Në mbështetje të studentëve, protestës tek Ministria e Arsimit iu bashkuan edhe pedagogët.

Pas qëndrimit prej rreth tre orësh tek Ministria e Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, gjithashtu në mënyrë paqësore, pa regjistruar akte dhune, siç ka ndodhur në ditët e kaluara.

Ndërkohë, edhe përpara godinës së qeverisë tubimi është zhvilluar i qetë, pa përplasje mes efektivëve të policisë, të cilët këtë të hënë ishin më të paktë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë