Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, SHBA vlerëson Shqipërinë

AutoktonPublikuar më 1.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Shqipërinë për procesin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga Siria.

Përmes një postimi, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri me dije se së fundmi janë kthyer në Shqipëri dy gra dhe tre fëmijë, të cilëve tashmë u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim.

“Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga kampet në Siri ka qenë pjesë e një procesi të ndjekur prej vitesh nga autoritetet shqiptare, në kuadër të përpjekjeve për kthimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Artikuj të ngjashëm