Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Sara Mila shpërthen ndaj protestuesve: Shqiptarët nuk ua falin, s’ua ka për borxh njeri

AutoktonPublikuar më 14.10.2026Përditësuar më 14.10.2026Lexim prej 1 minutash

Deputetja socialiste Sara Mila ka reaguar për protestën e studentëve, që ka nisur që prej ditës së djeshme.

Ajo thotë se protestuesit janë derivate të Sali Berishës.

Në reagimin e saj, Mila thotë se shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk do ua falin këtë që po ndodh.

Reklamë

“O Sali, e derivatet e tij!

Kujtimet e ‘97 që formësuan ankth kolektiv tek një gjeneratë e tërë, nuk ua servirni dot sot fëmijëve tanë.

Këto pamje, frikë e trysni nuk ua ka borxh askush, madje as historia, e cila do dijë të gjykojë më mirë padyshim.

Por ka sot një trajektore drejt BE-së e cila vihet në rrezik vetëm prej egos tuaj të sëmurë për t’i marrë Shqipërisë të ardhmen, pasi ia shkatërruat paturpësisht të shkuarën.

Shqiptarët iu njohin, shqiptarët nuk ua falin, shqiptarët nuk janë budallenj”, thotë ajo në reagimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë