Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

AutoktonPublikuar më 14.10.2026Përditësuar më 14.10.2026Lexim prej 1 minutash

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë vijuar marshimin në qendër të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrjet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”. Të rinjtë po lëvizin në rrugët e kryeqytetit, me destinacion Ministrinë e Arsimit, ku pritet të grumbullohen në vijim të protestës kundër qeverisë.

Marshimi vjen një ditë pas protestës së studentëve, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi për rreth nëntë orë në disa zona të Tiranës. Tubimi u shoqërua me përplasje me policinë dhe pretendime për dhunë ndaj protestuesve.

Edhe këtë të mërkurë, studentë dhe gjimnazistë kanë vijuar reagimin, duke bojkotuar mësimin dhe duke dalë në rrugë. Përmes protestave, ata kërkojnë ndryshime politike, ndërsa thirrjet e tyre janë drejtuar si kundër kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe kundër kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë