Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

“Uji i autobotëve të policisë ka përmbajtje kancerogjene, laboratorët në Tiranë refuzuan analizat”

AutoktonPublikuar më 23.10.2026Përditësuar më 23.10.2026Lexim prej 1 minutash

Aktivistja Inida Gjata ka ngritur akuza lidhur me përbërjen e ujit që përdoret nga autobotët e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve gjatë tubimeve në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Gjata pretendoi se analizat e kryera në një laborator në Gjermani kanë evidentuar praninë e substancave me potencial kancerogjen në një kampion uji të marrë nga terreni.

Sipas saj, kampioni është mbledhur rreth 40 ditë më parë, pas përdorimit të autobotëve gjatë protestave. Aktivistja deklaroi se fillimisht ishte kërkuar kryerja e analizave në laboratorë në Tiranë, por këta të fundit kishin refuzuar ta ekzaminonin.

Reklamë

Për këtë arsye, sipas Gjatës, kampioni është dërguar në një laborator të specializuar në Gjermani, nga ku ajo pretendon se janë marrë edhe dokumentet që vërtetojnë rezultatet e analizave.

Gjatë intervistës, aktivistja kritikoi gjithashtu mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë protestat, duke shprehur shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve që marrin pjesë në to.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë ndaj këtyre akuzave dhe nëse do të kryhen analiza zyrtare për të sqaruar përbërjen e ujit të përdorur gjatë protestave.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë