Vetëvrasja e Xhuana Nikollës/ Mbi 6 muaj në arrati, vetëdorëzohet në policinë e Lezhës ish-partneri Eraldo Fizi

LEZHË- Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikolli, 25-vjeçares nga Lezha që humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë, është arretuar pas më shumë se 6 muajsh në arrati. Fizi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.
Mësohet se pas bashkëpunimit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe KomisariatitLezhë, si dhe bashkëpunimi me familjarët dhe avokatin e tij dhe është bërë i mundur dorëzimi i 25-vjeçarit. Sipas burimeve, aktualisht ai ndodhet në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.
Autoritetet dyshojnë se ish-bashkëshorti i të ndjerës, ka ushtruar dhunë ndaj saj duke e shtyrë t’i japë fund jetës. I riu 25-vjeçar dyshohet se u riktheu nga jashtë shtetit më 9 mars, dhe i shkoi në banesë ish-bashkëshortes, ku ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë. Xhuana Nikolli u vetëvra një ditë më pas, mëngjesin e 10 marsit dhe i la një letër prindërve.
Dyshja kishin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në verën e vitit 2025, por pas tre muajsh u divorcuan pas konflikteve të vazhdueshme. Nuk dihet nëse gjatë martesës, ka pasur edhe historik të dhunës në familje. Prindërit e Xhuana Nikollit kanë bërë kallëzim në polici ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke e akuzuar se dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar prej tij e shtyu vajzën drejt vetëvrasjes. Edhe gjatë ekzaminimit të trupit të pajetë të 25-vjeçares, janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.
Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj./ZËRI



