Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

Zgjerohet hetimi për rastin e Adrian Hilës – policia merr në pyetje edhe tri vajza

AutoktonPublikuar më 6.10.2026Përditësuar më 6.10.2026Lexim prej 1 minutash

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.

Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.

Ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.

Adrian Hila

Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”./Top Channel

Artikuj të ngjashëm