Asllani “shkatërron” portën e San Marinos me “predhë” nga distanca, Shqipëria në avantazh (Video)
AutoktonPublikuar më 6.10.2026Përditësuar më 6.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ka kaluar në avantazh Shqipëria ndaj San Marinos me një gol fantastik të realizuar nga Kristjan Asllani.
Ka qenë Manaj ai që ka tentuar ta kthejë topin drejt portës, por është bllokuar nga mbrojtësi i San Marinos.
Jashtë zone është gjendur Asllani, i cili me një goditje të fuqishme e ka dërguar topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.



