“Katastrofë”, trajneri i Austrisë thotë se kurrë nuk ka luajtur në fushë më të keqe se ajo në Prishtinë

Trajneri i Austrisë, Ralph Rangnick, ka thënë që kurrë nuk ka luajtur më parë në një fushë të keqe si ajo e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai këto deklarata i dha në prag të ndeshjes Kosovë – Austri në Ligën B të Kombeve.
“Para së gjithash, ne po luajmë në transfertë, pra është një ndeshje jashtë fushe për ne. Atmosfera ndoshta do të jetë elektrizuese. Besoj se do të ketë shumë tifozë që do të mbështesin Kosovën. Nga Austria, mendoj se pritet të jenë rreth 500, ndoshta 1,000 spektatorë”, tha Rangnicku.
“Do të jetë një ndeshje në transfertë për ne. Përveç kësaj, mendoj se është vërtet për të ardhur keq gjendja e fushës. Për mua, është një katastrofë për të dyja skuadrat. Nuk kam luajtur kurrë më parë në një fushë kaq të keqe”, shtoi Rangnick, njofton Klan Kosova.
“Por kjo vlen për të dyja ekipet. Edhe Kosova është një skuadër shumë teknike. Nuk mendoj se lojtarëve si Asllani apo Avdullahu t’u pëlqejë të luajnë në një fushë të tillë”.



