Kalo te përmbajtja / Skip to content
Sport

Yjet e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së pas fitores

AutoktonPublikuar më 26.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Dy yjet e Shqipërisë Mryto Uzuni dhe Rei Manaj festuan me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas triumfit ndaj Bjellorusisë.

“Kuq e Zinjtë” e nisën për mrekulli edicionin e Ligës së Kombeve, për të zhvilluar një paraqitje fantastike me rezultat 2-0 në “Air Albania”.

Gjatë tërë ndeshjes kishte thirrje të vazhdueshme “UÇK, UÇK”, si dhe u shfaqën disa banerë si “Jo në emrin tim” dhe “Prangat janë të përkohshme, historia e përjetshme”.

Me të njëjtën frymë ka vazhduar edhe festa pas ndeshjes, ku Uzuni dhe Manajt, të cilët kishin reaguar edhe më herët për vendimin e rëndë që morën ish-krerët e UÇK-së, shpalosën flamurin me logon e bukur.

Ndërkohë, Shqipëria shihet si favoritja e padiskutueshme për t’u rikthyer në Ligën B, ndërsa në grup ndodhen edhe Finlanda e San Marino.

Artikuj të ngjashëm