Super-zbulimi në Kosovë: 120 njerëz të varrosur para 1000 vitesh – stoli ari, monedha dhe Bazilika e shek. V në Kastërc

Në një kodër pranë fshatit Kastërc të Komunës së Suharekës gjendet një nga lokalitetet e rëndësishme arkeologjike të Kosovës – Kalaja e Kastërcit, e cila vazhdon të nxjerrë në pah dëshmi të së kaluarës.
Kalaja konsiderohet një prej qendrave të fortifikuara të antikitetit të vonë, që lidhet me periudhën e shekujve IV-VI, me vazhdimësi të jetës edhe gjatë mesjetës.
Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë rreth 120 varre, si dhe artefakte të ndryshme, përfshirë stoli ari dhe monedha. Në këtë lokalitet gjenden edhe gjurmët e një bazilike që daton nga shekulli V
Gjatë vitit 2025, një ekip i Institutit Arkeologjik të Kosovës, zhvilloi gërmime të reja në këtë lokalitet, duke sjellë dëshmi dhe artefakte të tjera për historinë dhe rëndësinë e Kalasë së Kastërcit.
Zbulimet e bëra ndër vite e bëjnë Kalanë e Kastërcit një lokalitet me rëndësi për studimin e periudhave të ndryshme historike në territorin e Kosovës.
Pamjet dhe detajet nga zbulimi mund t’i ndiqni në videon më poshtë të Klan Kosova:



