Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Alarm pranë një baze ajrore amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, ku disa persona janë arrestuar dhe banorët e zonës janë evakuuar pas një incidenti të dyshuar me eksplozivë.
Ngjarja është shënuar pranë RAF Fairford, në Gloucestershire, ndërsa policia ka shpallur një incident madhor në zonën e Whelford. Disa persona janë ndaluar nën dyshimin për shkelje të ligjeve për eksplozivët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët ushtarakë për asgjësimin e municioneve shpërthyese.
Autoritetet po kontrollojnë disa automjete, ndërsa banorët janë dërguar në një qendër të posaçme të sigurisë. Incidenti vjen në një kohë kur masat e sigurisë pranë bazës amerikane janë shtuar ndjeshëm, me kontrolle, bllokime rrugësh dhe prani të policisë së armatosur./TCH
Artikuj të ngjashëm


Zelensky: Trump ka dhënë dritën jeshile, Ukraina do të prodhojë raketa Patriot

Vuçiq ia kumton “shefit” Putin dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë
