Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Erdogan u bën thirrje muslimanëve për unitet: Duhet të jemi bashkë si tullat në mur

AutoktonPublikuar më 29.8.2026Përditësuar më 29.8.2026Lexim prej 1 minutash

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja po punon për të forcuar aleancat dhe për të zvogëluar mosmarrëveshjet në mbarë botën islame.

“Ne besojmë se ka mirësi në unitet, po punojmë për të forcuar aleancat dhe për të zvogëluar mosmarrëveshjet si mes nesh, ashtu edhe në mbarë botën islame”, tha Erdogan në fjalimin e tij në programin e Javës së Lindjes së Profetit Muhamed në Stamboll.

Presidenti Erdogan tha se shpreson që muslimanët, “të cilët formësuan historinë dhe sollën rend në botë për shekuj me radhë”, të ribashkohen “si tullat në një mur”.

Ai theksoi rëndësinë e unitetit mes muslimanëve, duke u bërë thirrje atyre të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar paqen dhe sigurinë në rajon.

“Po kalojmë nëpër një luftë historike mes së mirës dhe së keqes dhe dashtë Zoti e mira do të triumfojë”, shtoi Erdogan.

“Ideologjia radikale, pushtuese dhe gjenocidale e njohur si sionizëm”, paralajmëroi Erdogan, “jo vetëm që kërcënon paqen e fqinjëve të saj, por gjithashtu vë në shënjestër këdo që mbron vlerat njerëzore”.

Artikuj të ngjashëm