Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Erdogani “ia mbledh betë” Greqisë: Ndale armatosjen e ishujve, qetësia jonë nuk është dobësi

AutoktonPublikuar më 3.9.2026Përditësuar më 22.9.2026Lexim prej 1 minutash

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka kërkuar Greqisë të ndalojë armatosjen e ishujve në Egje që kanë status të çmilitarizuar.

Erdoğan tha se dëshiron marrëdhënie të mira me Greqinë, por paralajmëroi se Ankaraja nuk do të lejojë që të shkelen të drejtat e saj.

“Greqia duhet të heqë dorë nga kjo rrugë e gabuar dhe të ndalojë armatosjen e ishujve me status të çmilitarizuar”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se fakti që Turqia po ndjek një qasje të qetë dhe paqësore nuk duhet të shihet si dobësi.

“Kushdo që e sheh qasjen e qetë dhe të arsyeshme të Turqisë si dobësi, po bën një gabim të madh”, u shpreh presidenti turk.

Erdoğan tha gjithashtu se Turqia nuk pretendon territorin e vendeve të tjera, por kërkoi që edhe të drejtat e saj të respektohen.

Sipas tij, mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk i sjell dobi askujt.

Deklaratat Erdoğan i bëri gjatë kthimit nga Bishkeku, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Artikuj të ngjashëm