I ra në sy si djaIë i “hajrit”: ThemeIuesi hoIandez i ofron punë indianit që pastroi i vetëm një Iumë

Një i ri nga India që u bë viral pasi nisi i vetëm të pastrojë një lumë të ndotur, tashmë ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar një prej organizatave më të njohura në botë në luftën kundër plastikës.
Surendra Singh Choudhary, i njohur në rrjetet sociale si “Bittu Tabahi”, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me punën e tij në lumin Ajnar, në Madhya Pradesh.
Për muaj me radhë, ai u mor me pastrimin e lumit, duke larguar plastikë, shishe, alga dhe mbeturina të tjera. Sipas raportimeve, ai e nisi këtë nismë në janar dhe vazhdoi punën edhe pasi personat që fillimisht e ndihmonin u tërhoqën.
Pamjet e punës së tij u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe përfunduan edhe te Boyan Slat, themeluesi dhe CEO i organizatës holandeze “The Ocean Cleanup”.
Reagimi i Slat ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë: “Eja puno për ne”.
Ftesa për t’iu bashkuar organizatës u prit me shumë reagime pozitive në rrjetet sociale, ndërsa historia e të riut u shndërrua në një shembull të ndikimit që mund të ketë një nismë individuale.
Choudhary kishte marrë vëmendje edhe më herët në Indi. Industrialisti i njohur Anand Mahindra e kishte vlerësuar publikisht për përpjekjet e tij në pastrimin e lumit Ajnar.
Ndërkohë, “The Ocean Cleanup” është organizatë jofitimprurëse që zhvillon teknologji për largimin e plastikës nga oqeanet dhe lumenjtë. Organizata synon të largojë 90 për qind të plastikës lundruese në oqeane deri në vitin 2040.

Artikuj të ngjashëm

Vuçiq ia kumton “shefit” Putin dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë


