Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Masakër në Pensilvani, 9 të vdekur në një shtëpi, mes viktimave edhe fëmijë

AutoktonPublikuar më 10.10.2026Përditësuar më 10.10.2026Lexim prej 1 minutash

Nëntë persona kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në Erie, në Pensilvani të SHBA-së. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe personi i dyshuar si autor i ngjarjes.

Sipas raportimeve të mediave lokale, policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Kur efektivët mbërritën në zonë, dy gra u gjetën të vdekura në rrugë, ndërsa forcat e policisë rrethuan shtëpinë ku dyshohej se ishte bllokuar personi i armatosur.

Pas hyrjes në banesë, policia zbuloi viktima të tjera në pjesë të ndryshme të shtëpisë, përfshirë fëmijë. Sipas burimeve të cituara nga televizioni lokal “Erie News Now”, nëntë persona kanë vdekur, përfshirë edhe të dyshuarin, i cili u gjet me një plagë të dukshme nga arma e zjarrit.

Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave dhe as identitetin e tyre. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të zbardhur se çfarë e shkaktoi dhunën. Pas ngjarjes, policia bëri të ditur se oficerëve që u përballën me pasojat e masakrës po u ofrohet këshillim psikologjik.

Artikuj të ngjashëm