Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Panik në restorant/ Avokati nxjerr armën për të vrarë ish-gruan, e ndalon kamerieri ‘hero’ (VIDEO)

AutoktonPublikuar më 10.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Paniku përfshiu një restorant në Ohio të SHBA-së, pasi një 43-vjeçar nxori armën dhe tentoi të qëllonte ish-gruan e tij. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2025 në restorantin italian Sabira dhe u filmua nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi.

Matthew Exton, një ish-avokat mbrojtës penal, ishte në një lokal pranë restorantit kur pa ish-gruan e tij duke darkuar me familjen. Sipas prokurorisë, ai fillimisht i dërgoi një pije dhe më pas e pështyu teksa ajo po largohej nga restoranti.

Pak më vonë, Exton u kthye në restorant dhe nxori një armë të mbushur. Në armë kishte një plumb në dhomën e fishekut dhe shtatë të tjerë në karikator.

Artikuj të ngjashëm