Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Përshkallëzohet përp*asja SHBA-Iran/ Presidenti Trump shpall Ngushticën e Hormuzit, “territor amerikan”

AutoktonPublikuar më 23.8.2026Përditësuar më 23.8.2026Lexim prej 1 minutash

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur pikën më të nxehtë, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi sërish në platformën "Truth Social" një imazh të Ngushticës së Hormuzit duke e cilësuar atë si “Territor të RI të SHBA-së”.

Nga ana tjetër, reagimi i Iranit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se çdo shtet që i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të konsiderohet armik dhe do të përballet me dëmtim të interesave të tij.

Zyrtari iranian paralajmëroi se nëse Uashingtoni ndërmerr veprime ushtarake apo sanksione të reja, përgjigja e Teheranit do të jetë si një tërmet, duke kërcënuar drejtpërdrejt kompanitë e naftës dhe financiare amerikane në rajon.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se, SHBA-së pritet të njoftojë zbatimin e sanksioneve më të ashpra ekonomike në histori ndaj Iranit.

Artikuj të ngjashëm