Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

Rrufeja e godet në mes të rrugës, burri mbijeton dhe shkon vetë të kërkojë ndihmë (VIDEO)

AutoktonPublikuar më 2.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një burrë ka mbijetuar pasi u godit nga rrufeja vetëm pak metra larg makinës së tij në Staten Island, New York.

Ngjarja ndodhi të enjten, më 27 gusht, në rrugën Todd Hill, pranë Windsor Road, ndërsa momenti u regjistrua nga një kamerë sigurie.

Thomas Fami po ecte në rrugë kur rrufeja e goditi dhe ai u rrëzua menjëherë në tokë.

Përplasen dy anije turke në Detin e Marmarasë/ Humbet kontakti me 10 anëtarë të ekuipazhit
Pas goditjes, ai përjetoi dhimbje të forta, djegie, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në të dyja këmbët. Pavarësisht goditjes, Fami nuk humbi ndjenjat.

Pak çaste më vonë, ai arriti të ngrihej dhe u drejtua drejt një banese aty pranë për të kërkuar ndihmë. Banorja Stephanie Homan tregoi se dëgjoi thirrjet e tij dhe doli nga shtëpia.

“Dëgjova ‘ndihmë, ndihmë’, kështu që vrapova te dera dhe e pashë të shtrirë në tokë”, tregoi Homan.

Fami nuk kishte djegie të dukshme apo dëmtime të rënda, por u transportua në Spitalin Universitar të Staten Island, ku qëndroi nën vëzhgim gjatë natës. Të nesërmen ai u largua nga spitali.

Fami, i cili punon në zyrën e përfaqësueses amerikane Nicole Malliotakis, e përshkroi përvojën si një kujtesë për të vlerësuar jetën.

“Vlerësoje jetën, buzëqesh dhe merr frymë ajër të pastër herë pas here dhe mos e lejo jetën të të mposhtë”, u shpreh ai.

Malliotakis shprehu lehtësim për mbijetesën e Famit dhe falënderoi personat që i dhanë ndihmën e parë, si dhe stafin mjekësor.

Sipas të dhënave të cituara nga autoritetet amerikane, rreth 37 milionë rrufe regjistrohen në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Mundësia që një person të goditet nga rrufeja është më pak se një në një milion, ndërsa rreth 90% e personave që goditen nga rrufeja mbijetojnë.

Artikuj të ngjashëm