SHBA-të godasin tri cisterna iraniane të naftës pasi thanë se anijet e tyre luftarake ishin shënjestër

Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte të lidhura me Iranin, në një veprim hakmarrës pas lëshimit të raketave balistike ndaj dy anijeve luftarake amerikane në rajon.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme, njoftoi të shtunën se kishte “paaftësuar përgjithmonë” një cisternë nafte pranë ishullit iranian Kharg dhe një tjetër pranë Ngushticës së Hormuzit.
Gjithashtu, CENTCOM tha se kishte “shkatërruar plotësisht” një cisternë të tretë në Gjirin e Omanit.
Anijet janë “Downy”, “Stark 1” dhe “Kylo”.
Ndërkohë, CENTCOM tha se kishte “zmbrapsur me sukses” sulme të shumta nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, që synonin një aeroplanmbajtëse amerikane dhe një shkatërrues me raketa të drejtuara.
Asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u lëndua, tha CENTCOM.
“Më lejoni t’i jap një mesazh të qartë IRGC-së: Nëse qëlloni mbi dy nga anijet tona, ne do të vendosim një kosto edhe më të madhe ekonomike – duke shkatërruar tre nga tuajat”, tha admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.
Ai shtoi se “ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë forcat amerikane dhe, nëse është e nevojshme, të shkatërrojmë flotën e kufizuar dhe të cenueshme të cisternave të naftës të Iranit”.
Media shtetërore iraniane kishte konfirmuar se një nga cisternat e saj ishte goditur nga raketat amerikane në brigjet e ishullit Kharg.
Sulmet, siç thekson BBC, vijnë pothuajse një javë pas rifillimit të përleshjeve midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat pasuan një muaj qetësie relative mes palëve ndërluftuese.
Artikuj të ngjashëm

Vuçiq ia kumton “shefit” Putin dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë


