U tha lamtumirë kalimtarëve dhe u hodh nga ura / Zhduket në lumë 21-vjeçarja (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur Jammu dhe Kashmir-in në Indi, ku një 21-vjeçare, e identifikuar si Bile Devi, dyshohet se është hedhur nga Ura e Shivës në lumin Chenab.
Momentet e fundit të vajzës janë regjistruar nga kalimtarët dhe pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Në video, Devi shihet mbi urë, ndërsa disa persona përpiqen ta bindin të mos ndërmarrë aktin extrem. Pak çaste më vonë, ajo u jep lamtumirën njerëzve që ndodheshin pranë saj dhe hidhet në lumë.
Menjëherë pas ngjarjes është nisur një operacion kërkimi, ku janë përfshirë policia, ekipet e Forcës Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SDRF) dhe vullnetarë vendas. Kërkimet janë përqendruar përgjatë lumit Chenab, por deri në raportimet e fundit, 21-vjeçarja nuk është gjetur.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa shkaqet që mund ta kenë çuar të renë drejt këtij veprimi mbeten ende të paqarta.
Artikuj të ngjashëm

Vuçiq ia kumton “shefit” Putin dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë


