VIDEO/ Pamje të rënda, momenti kur raketa e Huthëve vret 12 persona në aeroportin e Riadit. Sot sulm me një viktimë

Rebelët Huthi me qendër në Jemen dhe të mbështetur nga Irani vijojnë të sulmojnë Arabinë Saudite. Më 10 tetor një raketë balistike ra mbi Terminalin 3 të aeroportit të Riadit, duke lënë pas 12 viktima dhe më shumë se 300 të plagosur, aq sa presidenti i SHBA-së, Trump, po mendon një ndërhyrje ushtarake në mbështetje të aleatit të tij, princit Mohammed Bin Salman.
Mirëpo, Huthit nuk ndalen, teksa edhe sot bënë një sulm po kundër aeroportit të Riadit. Raketa la pas një viktimë dhe 11 të plagosur.
Ndërkohë që kanë dalë pamjet e frikshme të datës 10 tetor, kur rreth mesditës ra një raketë e Huthëve që la pas 12 viktima. Të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe liderët kryesor të botës, përfshi Shqipërinë, e dënuan këtë sulm duke bërë apel për armëpushim.
Artikuj të ngjashëm



