Kalo te përmbajtja / Skip to content
Botë

VIDEO/ SHBA godet një anije të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Karaibe, ekzekutohen 4 persona

AutoktonPublikuar më 20.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Task Forca e Përbashkët e SHBA-së për Hemisferën Perëndimore, kreu një sulm ndaj një anijeje që operonte përgjatë rrugëve të përcaktuara të trafikimit të drogës në Detin e Karaibeve, tha Komanda Jugore e ushtrisë (SOUTHCOM).

Sipas Komandës, 4 persona u vranë, që i cilësoi si “narkoterroristë”.

Në një postim në X, Komanda deklaroi se sulmi u krye nën drejtimin e saj dhe se inteligjenca kishte konfirmuar se anija ishte e përfshirë në mënyrë aktive në trafikun e drogës.

“Më 19 shtator, nën drejtimin e SOUTHCOM, Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore ekzekutoi një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një anijeje të shpejtë që operonte përgjatë rrugëve të përcaktuara të trafikut të drogës në Karaibe. Operacioni vrau katër narko-terroristë”, tha Komanda.

Artikuj të ngjashëm