Zelensky: Trump ka dhënë dritën jeshile, Ukraina do të prodhojë raketa Patriot
AutoktonPublikuar më 26.9.2026Përditësuar më 17.11.2026Lexim prej 1 minutash

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Donald Trump ka marrë vendimin për t’i dhënë Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot.
Zelensky tha se mes dy vendeve tashmë ka një marrëveshje konkrete për këtë çështje, e cila është kërkuar prej muajsh nga Kievi.
“Ka marrëveshje konkrete në fuqi”, u shpreh Zelensky para gazetarëve. Sipas tij, gjatë takimit të fundit, Trump i ka konfirmuar se ka marrë vendimin përfundimtar që Ukraina të marrë licencën për prodhimin e raketave Patriot.
Dy presidentët u takuan këtë javë në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Reklamë
Artikuj të ngjashëm



Botë
Rutte zbulon rolin që pritet të ketë Turqia në garancitë e sigurisë për Ukrainën
Lexim prej 2 minutash

Reklamë