Zelensky u përgjigjet ashpër gazetarëve rusë në New York: Në Moskë do të shkoj vetëm me një raketë (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka dhënë një përgjigje të ashpër gazetarëve rusë që e pyetën në Nju Jork se kur kishte ndërmend të vizitonte Moskën: “Me një rakete të mallkuar” tha ai në mënyrë karakteristike.
Ngjarja ndodhi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën dhe videoja nga ky takim u bë virale në rrjet.
Zelensky i ishte referuar më parë, mundësisë së zhvillimit të bisedimeve në Moskë. Ai kishte deklaruar se një takim atje me Vladimir Putinin ishte “i pamundur” dhe e kishte ftuar publikisht presidentin rus të vizitonte Kievin.
“E ftoj publikisht, nëse guxon, natyrisht”, kishte deklaruar Zelensky atëherë.
Ai shtoi se Ukraina dëshiron seriozisht t’i japë fund luftës dhe do të shqyrtonte një takim mes udhëheqësve në një format që mund të çonte në rezultate. Sidoqoftë, siç tha ai, Moska dhe Bjellorusia përjashtoheshin si vende për mbajtjen e një takimi të tillë, pasi Rusia po zhvillonte luftë kundër Ukrainës dhe Bjellorusia mbështeste këto veprime./ET
Artikuj të ngjashëm

Vuçiq ia kumton “shefit” Putin dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë


