Kalo te përmbajtja / Skip to content
Diasporë

Edmond Smajli nga Poterçi i Klinës nderohet si pilot nga Forcat Ajrore Amerikane

AutoktonPublikuar më 4.9.2026Përditësuar më 25.9.2026Lexim prej 1 minutash

Edmond Ismet Smajli, me prejardhje nga Poterçi i Epërm i Klinës, është dekoruar me medaljen prestigjioze “Air and Space Commendation Medal” nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo mirënjohje i është dhënë për kontributin dhe shërbimin e dalluar gjatë periudhës 25 mars 2025 – 1 shtator 2026.

Duke shërbyer si shef i sigurisë dhe pilot-instruktor i avionëve T-38C në Skuadronin e 87-të të Trajnimit Fluturues, në Bazën Ajrore Laughlin të Teksasit, Smajli ka përfunduar 613 fluturime, me gjithsej 692.7 orë në ajër.

Puna dhe përvoja e tij profesionale kanë kontribuar në trajnimin vjetor të 102 pilotëve të përgatitur për misione luftarake.

Arritja e Edmond Smajlit përbën një sukses të rëndësishëm personal dhe profesional, si dhe një burim krenarie për familjen, vendlindjen dhe Kosovën.

Artikuj të ngjashëm